Si nëpër filma/ Grabitet argjendaria Chanel në qendër të Parisit (Video)

0
86

Katër persona të armatosur, kanë grabitur argjendarinë Chanel në mes të Parisit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se argjendaria ndodhej në një nga zonat më të populluar të Parisit, përballë ministrisë së drejtësisë në sheshin e famshëm Place Vendome.

Skenat e ngashme me ato të filmave aksion u regjistruan nga kalimtarë të shumtë. Katër grabitësit u filmuan edhe nga kamerat e sigurisë duke dalë të qetë nga argjendaria luksoze pasi kishin mbushur flori dhe objekte të çmuara.

“Është një grabitje,” tha një dëshmitar i shtangur teksa xhironte skenat me celularin e tij

“Më duket se nuk kishte fare siguri në atë dyqan. Çdo gjë ndodhi brenda pak minutave”– tha një tjetër dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve katër grabitësit ndaluan me dy motoçikleta dhe hynë brenda. Më pas ata urdhëruan punonjësit e argjendarisë të shtriheshin përtokë, ku kanë nisur të mbledhin floritë dhe orët e shtrenjta.