Pasi ish partneri i saj, Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Jordi Martin tha për median ‘RCN Mundo’ se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja: Mund të them se Shakira është në një situatë të keqe. Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë. M

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët. Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakira daton që prej 12 vitesh, që nga fillimi i lidhjes së tyre. Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakira-n”. Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 23-vjeçare, që nga shkurti.

Gerard është shumë i dashuruar me të, ai nuk po mendon fare të ndahet me të. Pavarësisht thashethemeve se ata do të ndahen, ata janë shumë të dashuruar. Kjo është arsyeja pse Shakira po kalon një kohë të vështirë. Sipas Martin, Pique ka qenë jo besnik ndaj Shakira-s që nga viti 2016.

“Unë e paralajmërova Shakira-n gjatë një shfaqje televizive. Unë thashë ‘kujdes, Gerard po ta punon pas shpine’ dhe është e vërtetë që kur e thashë këtë në TV, mora një paralajmërim serioz. Është e qartë se jam pozicionuar në favor të Shakira-s. Në rastin tim, armiqësia ime me Pique shkon shumë vite më parë. Unë kam një marrëdhënie të pakëndshme me të. Gjithmonë e kam ditur për aktivitetet e Piques në Barcelonë, sepse në fund ishte një qytet i vogël ku të gjithë njihemi natën. Kam marrë shumë gjëra nga Gerard, por nuk kam qenë unë ai që shkova t’i tregonte Shakira-s. Shakira është viktima në këtë rast, ajo u mashtrua, është një person i mrekullueshëm, duhet të mbani mend që la jetën në SHBA dhe u transferua në Spanjë, nuk kishte lidhje me Spanjën, as miq, as sipërmarrje profesionale. Ajo dha gjithçka për këtë çift dhe fëmijët e saj.”

Ndërsa në ‘El Programa del Verano’, Adriana Dorronsoro ndau më shumë informacion mbi situatën.

Pique dhe e dashura e tij aktuale janë bashkë që nga fillimi i shkurtit. Shakira ishte në dijeni të tradhtive të futbollistit. Ajo pa që ai kishte takime romantike me këtë vajzë të re dhe se ishte i apasionuar pas saj. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të ndahej me Pique. Kjo vajzë ishte shkaku i përfundimit të lidhjes së tyre.

 

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu