Sindroma e ovarit policistik, prek rreth 60% të vajzave dhe grave në moshë riprodhuese.

Bëhet fjalë për çrregullimin e ciklit, aq sa në disa raste mund të shkaktojë probleme me fertilitetin.

Mjekja obseter gjinekologe e spitalit Hygeia, Kristina Kosta thotë se shumë gra apo vajza nuk e kuptojnë që janë të prekura, ndaj përballen me disa simptoma që mund të ndikojnë edhe në pamjen fizike.

Mjekja tregon se si trajtohet kjo sindromë, ndërsa ka edhe një këshillë për të gjithë gratë apo vajzat.

“Kurimi është në bazë të dëshirës të pacientes, nëse do një shtatzëni apo jo. Nëse janë gra dhe vajza të reja të cilave u intereson tu rregullohet cikli, duhet të ndjekin terapi medikamentoze.

Na bazë të çrregullimi hormonal mund të përdoren kontraceptivët oral,mund të përdoren ilaçet analoge, ose ilaçet androgjene, në varësi të problematikës”, u shpreh mjekja për Abc./abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu