S’ka më sportele nga sot, qytetarët: Moshat e treta e kanë problem teknologjinë

0
100

Nuk ka më sportele. Nga kjo e dielë, 1 maj 2022, do të mbyllen sportelet e Gjendjeve Civile në gjithë vendin, ndërsa shërbimet e dokumenteve do të jepen vetëm në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania.

Është ky njoftimi i qeverisë ku dhe qytetarët janë njoftuar nëpërmjet mesazheve për këtë risi.

Por të moshuarit janë shtresa që do të kenë vështirësi në integrimin e këtij shërbimi.

“Kam emrat e njerëzve që flas.” 

Ky 82 vjeçar thotë se pavarësisht se ka një celuar android, ai nuk di ta përdorë atë dhe se i shërben vetëm për të kryer telefonata.

“Nuk di ta përdor po kam djalin dhe gocën.” 

Ka të tjerë që thonë se përpos këtij problemi, mungesa e internetit, sidomos në zonat e thella është shqetësim.

Për ekspertin e IT, Rezart Bozo, kjo nismë është për tu përshëndetur, por qeveria duhet të mendojë që në disa zona të ketë internet “free” ndërsa duhet të ketë dhe ekspertë për edukimin e qytetarëve.

“Qeveria duhet të mendojë për një akses point falas dhe me internet pa pagesë në disa zona të caktuara. Duhet të mendojë që këto zyra që po mbyllen të ketë ekspertë që bëjnë shërbimet në vend të qytetarëve derisa ata të mësohen.”

Bozo shprehet se në lidhje me këtë shërbim kompleks duhet të merren masa edhe sa i përket sigurisë që të dhënat të jenë sa më private.

ora news