S’ka reflektim, Rama: “Ligji i bashkëqeverisjes” do riafirmohet në Kuvend. Refuzimi i Metës absurd

0
175

Ligji për bashkëqeverisjen është rikthyer nga presidenti Ilir Meta, por duket se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndryshim, dhe të “injorojë” arsyetimet ligjore që presidenca bashkëshoqëron për rikthimin e ligjit

Vetë kryeministri Edi Rama vijon prej ditësh takime sensibilizuese nëpër qytete duke prezantuar çfarë ofron ky ligj i bashkëqeverisjes.

“Ligji do të hyjë në fuqi së shpejti sapo të shkojë në parlament pas refuzimit absurd që i bëri presidenti” tha Rama.

Madje nga janari i vitit të ardhshëm Rama lajmëron mbylljen e sporteleve dhe shërbimet të ofrohen online.

“Është një transformim epokal. Thjesht duhet të informojmë publikun që duhet t’i kthehet ekranit të smartphone e të harrojë sportelin. E gjithë marrëdhënia e shtetit ka korsinë e aplikimit online, nëse nuk ka marrë të drejtën ka ligjin e ankimimit online” tha Rama.

Më 30 nentor 2021 presidenti riktheu ligjin në Kuvend duke shpresuar që socialistët të reflektojnë për të mos shkelur Kushtetutën. Ilir Meta hedh dyshime se me anë të krijimit të Agjencisë, qëllimi nuk është prfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, por Rama kërkon të centralizoje pushtetin e tij.

Por Rama edhe sot, 14 dhjetor, në takimin që u mbajt në Berat, tha: “Me vendim të kuvendit është kthyer në ligj dhe do riafirmohet si ligj sapo të hyjë në rend të ditës në kuvend sepse për arsye të mos arsyes presidenti e ktheu”  

Rama i ka votat për të kaluar pr/ligjin duke rrëzuar dekretin e presidentit i cili ktheu në kuvend ligjin e bashkëqeverisjes.