Skandal në Oran/ Triumf me “dhunë”, Qerimaj fantastik, i dhuron Shqipërisë medalje të argjendtë, arbitrimi tendecioz e tërheq nga gara

0
85

Erkand Qerimaj mori me “dhunë” një medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 73 kg, duke triumfuar përballë një padrejtësie të mbetur në tentativë. Peshëngritësi kuqezi, pas dy provave të para jo të suksesshme me 148 kg, në provën e tretë e dërgoi shtangën në 149 kg, peshë të cilët arriti ta mbajë lart. Në mënyrë të çuditshme, 2 nga 3 gjyqtarët e konsideruan provën të parregullt, një vendim absurd që solli protesta të forta nga Qerimaj dhe trajneri i tij Sokol Bishanaku.

Presidenti i FSHP, Elez Gjozaj por dhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli protestuan fuqishëm duke bërë që gjyqtarët të rishohin edhe një herë pamjet për ta konsideruar më pas të rregullt. Ky vendim solli festë te Qerimaj dhe pjesa tjetër e stafit që me të drejtë festuan për këtë sukses të rëndësishëm që i dhuroi Shqipërisë medalje të argjendtë. Vendimet tendecioze të arbitrave, bëri që të mos merrte pjesë në stilin e shtytjes duke mos u kualifikuar në dygarësh. Kujtojmë që një situatë e ngjashme ndodhi edhe me boksierin Alban Beqiri që u tërhoq nga gara pasi gjyqtarët në mënyrë të hapur favorizuan boksierin algjerian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu