Sot 17 raste në Elbasan, infektohet financierja e bashkisë, dy bankiere dhe një mësuese

0
318

Mësohet se sot në Elbasan nga 50 tamponë që janë bërë kanë rezultuar 17 raste të reja me covid. Dy raste janë punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.

Rasti i tretë lidhet me infektimin e një punonjëse në zyrën e financës në bashkinë e Elbasanit, teksa pak ditë më parë u prek edhe një nëpunës i zyrës së urbanistikës.

Një tjetër rast që ka rezultuar me covid në 24 orët e fundit ka të bëjë me një mësuese në shkollën “Qemal Haxhihasani”. Në total janë 15 persona që vetëkarantinuar, ndërsa priten analizat e tamponëve për kontaktet që kanë pasur të infektuarit.

Me 17 rastet e sotme shkon në 124 numri i personave aktivë me covid në Elbasan, ndërsa 22 kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë. /abcnews