SPAK kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, GJKKO jep sot vendimin për Berishën

0
63

Ditën e sotme, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sot në GJKKO do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Të martën seanca u shty dhe shkak u  bë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.

Ata po ashtu kërkuan përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se kjo e fundit ka konflikt interesi me ish-kryeministrin, i cili sipas tyre e ka shkarkuar nga detyra në 1996.