SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares për dosjen e “Plumbit të Artë”, ka lidhje familjare me avokatin

0
22

Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” vijon të zvarritet, për shkak se mes një anëtareje të trupës gjykuese dhe njërit avokat që mbron një të pandehur në ketë proces ka konflikt interesi.

Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion kërkoi përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i të pandehurve Nuredin Dumani dhe i 20 të tjereve, për te zgjidhur konfliktin e interesit mes saj dhe avokatit Sokol Harizaj.

Në seancën e kaluar, gjyqtarja i kërkoi avokatit të të pandehurit Gentian Sharra të hiqte dorë nga mbrojtja, por ky i fundit e konsideroi të papranueshme një kërkesë të tillë pasi është pajtuar prej kohësh për të mbrojtur interesat ligjore të Sharrës dhe nëse duhej të tërhiqej dikush, ligjërisht duhet të tërhiqet gjyqtarja.

Për shkak të ngërccit të krijuar mes gjyqtares dhe avokatit, seanca u shty në nje datë tjetër, ku pritet që gjykata të shprehet lidhur me kërkesën e SPAK.

Nuredin Dumani në bashkëpunim me personat e tjerë, akuzohen per vepra të rënda si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagesë, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj.

Dëshmia e të penduarit të drejtesise Nuredin Dumani zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale që kanë tronditur vendin dekadën e fundit.