SPAK sekuestron një vilë në Palasë, dyshohet se është e ish-gruas së Arben Ahmetajt!

0
45

Prokuroria e Posaçme mësohet se ka sekuestruar vilën në Palasë të dyshuar se është në pronësi ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Sipas informacioneve prona do të qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herët ajoka deklaruar se nuk është pronë e saj.

Po ashtu mësohet se Vila në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura.

Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës dhe vijnë një javë pas kontrolleve që zhvilloi Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.