Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave:

0
90

Një javë pas shënimit të emrit të Arben Ahmetajt në regjistrin e veprave penale, SPAK ka sekuestruar dy vila që dyshohet se i përkasin të afërmve të tij. Me urdhër të Prokurorisë, sekuestroja është vendosur ndaj një banese private në Hamallaj dhe një vile në Palasë. Dyert e kësaj të fundit janë hapur nga policia dhe zjarrfikëset, ndërsa hetuesit kanë gjetur dokumente e fatura që po hetohen. Ahmetaj po verifikohet nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme ka kaluar në veprime konkrete në hetimet ndaj ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke sekuestruar dy vila në pronësi të ish-gruas dhe partneres së tij.

Me dyshimet se është krijuar me të ardhura të paligjshme, Prokuroria ka ngrirë në bregdetin e Palasës një vilë që i përket ish-gruas së ish-Ministrit të Financave.

Prona e dytë e sekuestruar është vila në Hamallaj, në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt, një objekt i frekuentuar edhe nga ish-zyrtari i lartë i qeverisë.

Grupi i hetimit në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe forcat zjarrfikëse, kanë hapur derën dhe kanë kryer kontrolle tek prona në Palasë.

Sipas hetuesve, brenda vilës janë gjetur fatura dhe dokumente.

Me të njëjtin shkak, SPAK ka kërkuar ngrirjen edhe të vilës së partneres aktuale të ish-Ministrit në zonën e bregdetit në Hamallaj.

Emri i Arben Ahmetajt u shënua në regjistrin e veprave penale nga SPAK, javën e kaluar i dyshuar për tri vepra penale, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

SPAK ka nisur verifikimet pas denoncimeve mediatike për pasuritë e disponuara nga partnerja, të cilat dyshohet se lidhen indirekt me Arben Ahmetajn.

Dosjes iu bashkua edhe një pjesë e materialeve të incineratorit të Elbasanit nga procedimi që ishte veçuar më herët për korrupsion.

Dy javë më parë, në kuadër të këtij verifikimi, oficerët e BKH kontrolluan vilën në zonën e Hamallajt, një vilë në zonën e Saukut në Tiranë dhe një apartament në zonën e Bllokut në kërkim të pronave për ish-zv.kryeministrin.

Tri pronat disponohen në dokumentacion nga partnerja e ish-zv.kryeministrit, e cila përmes avokatëve dorëzoi në gjykatë një kundër-padi ku kërkoi pavlefshmërinë e bastisjeve.

Vetë Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë denoncimet mediatike, sipas të cilave ka përfituar pagesa nga pronarët e kompanive të incineratorëve, përfshirë edhe qëndrimin në disa hotele të kushtueshme jashtë vendit.

“Ora News”