Studentët dorëzojnë peticionin në kryeministri, kërkesa e tyre: Të rimbursohemi me 100 euro në muaj

0
72

Një grup studentësh kanë dorëzuar ditën e sotme një peticion në kryeministri ku kërkohet rimbursimi i studentëve në këtë kohë krize, kur çmimet janë rritur si për produktet e shportës ashtu edhe për shërbimet e tjera. Ata kanë deklaruar për mediat se kjo ishte një politikë të cilën qeveria kishte mundësi ta ndërmerrte duke parë edhe shembujt jo më larg sesa Kosova.

Peticioni është nënshkruar nga 6 mijë studentë. Ndërsa këta të fundit u shprehën se kjo kërkesë e tyre duhej të mbështetej edhe nga pedagogët të cilëve u bënë thirrje për bojkotim të mësimit nëse qeveria nuk merrte asnjë masë.

“Do të dërgojmë peticionin për rimbursimin e studentëve, të rimburohen me 100 euro në muaj për këto vështirësi. Do ishte mirë që edhe pedagogët të na mbështesin duke bojkotuar mësimin deri në ndërmarrjen e këtyre veprimeve. Kjo është dicka që qeveria mund ta bëjë, nuk është dicka që nuk ka mundësi të realizohet. Ne këtu jemi për kauzën e studentëve pastaj për pedagogët le ta shikojnë ata më së miri sepse është çështje e tyre. Do ishte mirë që edhe pedagogët të na kishin mbështetur por kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi në interesin e të gjithë studentëve”– u shpreh njëri prej studentëve.