STUDIMI britanik: Gjatë karantinës njerëzit ranë pre e alkoolit

0
197

BRITANI– Që prej pesë muajsh pandemia e Covid-19 ka bërë që jeta e secilit prej nesh të ndryshojë. Kjo pasi e gjithë bota u izolua dhe shumë nga sjelljet tona gjatë kohës që ishim të mbyllur ndryshoi. Ndërkohë që ishim  në karantinë shumë persona  u bën konsumues të tepërtë të alkoolit. Ky është përfundmi që ka nxjerrë një studim i bërë së fundmi nga shkencëtarët britanikë.

Studimi i ri tregon se miliona britanikë janë duke konsumuar më shumë pije alkoolike që nga nisja e masave shtrënguese duke rritur kështu frikën se do jetë shumë e vështirë për të hequr dorë nga ky zakon.

“Drink¬aëare” zbulon se 22% e personave mbi 18- vjeç kanë rritur konsumimin e tyre të alkoolit. Por kjo shifër rritet në 38% për ata që ndodhen me leje dhe 33% tek prindërit me të paktën 1 fëmijë nën 18- vjeç.

Sipas studimit konusmuesit e pijes shprehen se alkooli largon mërzinë dhe ankthin. Te personat që konsumojmë më shumë se zakonisht, 38% e tyre po pinë në më shumë ditë, ndërsa 19% e nisin ditën me një pije alkoolike më herët.

Burimi:Metro

(A.K.dosja.al)