Subvencionet në bujqësi, 2.7 miliardë lekë

0
91

Subvencionet në bujqësi, prekën shifrën e disbursimit në shumën e 2.7 miliardë lekëve gjatë periudhës janar-gusht 2021

Sipas statistikave nga Ministria e Financave, shuma e financimit u shpërnda në 2766 persona me përfitim mesatar 299,349 lekë për fermer.

Për vitin 2022 qeveria ka premtuar një skeme të re të subvencionit për bujqësinë dhe dyfishim të fondeve në mbështetje të fermerëve.

Buxheti i MBZHR adreson 7.1 miliardë lekë për financimin e zhvillimit rural nga të cilat 3.2 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e rreth 50 mijë fermerëve, 400 milionë lekë për mbështetjen e start up në bujqësi, si dhe zbatimin e shumë programeve të reja mbështetëse. /j.p/