Sulmi fizik ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Edi Rama

0
393

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Sali Berishës, gjatë protestës së opozitës.

Rama e dënon dhunën ndaj Berishës dhe thotë se agresori duhet të përballet me ligjin.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Berisha e ka quajtur sulmin ndaj tij, të orkestruar nga Edi Rama dhe ka deklaruar se agresori, Gerti Shehu, është agjent i infiltruar i policisë kriminale.