14.4 C
Elbasan

“Ju sollëm diellin, vlerësojeni!”, Rama “i ngazëllyer” për samitin: I patë të gjithë të lumtur, këtu është ‘Rock & Roll’ jo si në Bruksel

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur shumë entuziat për zhvillimin e samitit BE-BP për herë të parë në Tiranë. Ai u shpreh para nisjes së diskutimeve mes liderëve se sot situata në kryeqytet është shumë ndryshe nga ajo në Bruksel, duke e etiketuar si “Rock and Roll”.

Kreu

i qeverisë nuk la pa përmendur dhe motin me diell, që sipas tij duhet vlerësuar nga 44 delegacionet që kanë mbërritur në Shqipëri.

 

Rama: Kemi gjithë jetën përpara ne, shqip me shqip. Për ne kjo është e jashtzakonshme, është diçka që edhe në imagjinatën më guximtare nuk do ishte përfytyruar të ndodhte dhe po ndodh! Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa dhe ky i fundit për BE-në. Nuk mund t’ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju, shpresoj që ta vlerësoni. Unë dëshiroj që BE të kishte këtë lloj magjie sot sa i takon raportit Kosovë-Serbi, por BP nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vet. Është një diferencë e madhe sepse këtu është rock and roll ndërsa në Bruksel është simfoni. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Nuk më kanë informuar që ka problem për protestën, do flasim më vonë.

Lajme të tjera

Misteret e Panteon! Tetë fakte që ndoshta nuk i dinit për tempullin e lashtë romak

Panteoni në Romë është ndoshta ndërtesa e lashtë romake e ruajtur më mirë. Bëhet fjalë për një tempull të lashtë romak, i cili u...

Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet

Policia e Gjirokastrës po heton vdekjen e dy të moshuarve Kleoniqi Ilia, 88 vjeç dhe Kosta Ilia, 84 vjeç të cilët u gjetën të...

Pesë ushqime thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë luan një rol të rëndësishëm në...

‘Çmontohet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës në Spanjë! Të përfshirë edhe shqiptarë, 14 të arrestuar që transportonin tonelata me drogë në Europë

Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me qendër në...

Pas Dubait, përmbytjet e ‘shiut artificial’ kthejnë rrugët në lumenj edhe në Arabinë Saudite (fotot)

Automjete merreshin përpara nga uji kësaj jave në qytetet e Arabisë Saudite pas përmbytjeve të papritura, vetëm dy javë pas ngjarjes së ngjashme apokaliptike...

I kërkoi para për drogë/ Nëna tenton t’i japë fund jetës, pas konfliktit më të birin

Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar...