Sulmi në Pragë, Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar i lënduar

0
112

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar shqiptarë nga sulmi i  ndodhur sot në Pragë.

MEPJ thotë se thotë është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se Shqipëria solidairozhet me Çekinë në këtë moment të vështirë.

Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”-thuhet në reagim.

 

 

Top Channel