VIDEO/ Ndeshje e denjë për dy kryesuesit, Elbasani dhe Bylis e mbyllin në barazim supersfidën në “Elbasan Arena”

0
324

Elbasani dhe Bylisi e kanë mbyllur me barazimin 2-2 ndeshjen e prapambetur mes tyre që u luajt sot në një atmosferë të rrallë për Kategorinë e Parë në “Elbasan Arena”.

fida e luajtur para 7 mijë spektatorëve në stadiumin e Elbasanit, pa vendasit të dominonin pjesën e parë dhe ta mbyllnin me meritë në avantazh. Por në të dytën, ishte ekipi ballshiot i cili reagoi dhe gjeti dy herë rrjetën duke përmbysur shifrat. Goli i Telushit bëri më të ndezur minutat e fundit të duelit, Por skuadrat nuk ia dolën të shënonin më dhe u desh të kënaqeshin me këtë barazim 2-2.

ELBASANI-BYLIS 2-2
26′ Greca, 71′ Telushi / 57′ Xheferson, 64′ Kamara

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+3’ Pas një goditje këndi, Greca tenton supergolin me thembër por sfera shkon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Kasaj i lë vendin në fushë Ndreut, ndërsa ndëshkohet edhe me të verdhë për vonesën në largimin nga fusha e lojës.

87’ K. Kasa dhe Melo i lënë vendin në fushë Krasniqit dhe Ramit në radhët e Elbasanit.

86’ Mundësi e mirë për shënim e Elbasanit me Hoxhajn i cili harkon në zonë, por Greca me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

85’ K. Kasa dhe Mouad ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje verbale mes të dyve.

82’ Top i gjatë në kërkim të Grecës në zonë, Trumçi kontrollon gjithçka dhe largon rrezikun.

78’ Qarri hyn në fushë në vend të Maçollit te Bylisi.

76’ Ndizet ndeshja me disa ndërhyrje të ashpra që sjellin kartonë të verdhë për Trumçin dhe Peralta.

71’ GOOOL ELBASANI! Goditje dënimi për vendasit nga e djathta e sulmit, harkimi në zonë gjen devijimin me kokë të Telushit i cili barazon shifrat. (VIDEO)

69’ Kamara nuk mund të vazhdojë pas një dëmtimi dhe i lë vendin në fushë Felipe.

67’ Pas një harkim në zonë, Lleshi me kokë vë në provë portierin e miqve i cili devijon mbi traversë. (VIDEO)

65’ Hoxhaj dhe Lleshi marrin vendin e A. Kasës dhe Bobit te Elbasani.

64′ Karton i verdhë për Kamara i cili festoi para tifozëve të Elbasanit.

64’ GOOOL BYLIS! Zbritje e shpejtë e Bylisit me Kamara i cili mposht Totoshin me një gjuajtje të shpejtë. (VIDEO)

57’ GOOOL BYLIS! Një harkim nga e djathta gjen Xheferson në zonë dhe sulmuesi me kokë mposht Totoshin duke barazuar shifrat (VIDEO)

52’ Xheferson ndëshkohet me karton të verdhë pas një dueli ajror ku godet me bërryl kundërshtarin.

50’ Dy goditje këndi radhazi sjellin panik në radhët e mbrojtjes së Elbasanit. Në fund është Totoshi i cili mbërthen sferën.

46’ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim të dyfishtë te miqtë. Emini dhe Ruçi i bëjnë vend Xheferson dhe Mouad.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Elbasanit.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

40’ Një tjetër mundësi e artë për Elbasanin pas një harkimi nga e djathta, me Melon i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën e miqve (VIDEO)

39’ Hasani i dëmtuar detyrohet t’i lërë vendin në fushë Ivanit në radhët e Elbasanit.

38’ Lajthia del në ndihmë të sulmit teksa gjuan nga distanca, por sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

34’ Bylisi më në fund ia del të bëjë një gjuajtje në portë me Kamara i cili tenton shtyllën e parë nga e djathta, por gjen të vëmendshëm Totoshin. (VIDEO)

33′ A. Kasa ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e vendasve.

33’ Abazaj nuk ia del të kontrollojë dhe gjuajë në zonën kundërshtare, teksa më pas penalizohet për një prekje të topit me dorë në sulm.

30’ Tjetër mundësi e Grecës për të gjetur golin pas një goditje dënimi. Sulmuesi devijon me kokë, por këtë herë është portieri Beqaj i cili kontrollon. (VIDEO)

26’ GOOOL ELBASANI! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, devijimi fundit është i Grecës i cili me kokë shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

21’ Pas një fillimi të vrullshëm të vendasve, tani Bylisi ka kontrollin e lojës dhe po mban më shumë topin, duke kërkuar mundësinë për të gjuajtur drejt portës kundërshtare.

15’ Mundohet të reagojë edhe Bylisi me Kamara i cili provon të ulë topin për Eminin në qendër, por pa sukses.

10’ Dominim i plotë në lojë në këto minuta i Elbasanit që rrezikon me aksione kryesisht nga e majta me Grecën, por për momentin pa gjetur një hapësirë për gjuajtje drejt portës.

6’ Top në thellësi për Bobin, ky i fundit nuk kontrollon në zonë dhe largohet rreziku para portës ballshiote.

2’ Menjëherë protesta nga ballshiotët pas një faulli të dhënë në favor të vendasve në të majtën e sulmit, në kufijtë e zonës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi, Pere, Karakaçi, De Melo, Telushi, Greca, K. Kasa, Hasani, A. Kasa, Broshka, Bobi.
Trajner: Nevil Dede

BYLIS: Beqaj, Trumçi, Goxha, Maçolli, Lajthia, Kamara, Ruçi, Kasaj, Xhoel, Emini, Abazaj.
Trajner: Arjan Bellaj

Gjyqtar: Andi Koçi

PANORAMASPORT.AL