“Syri i kaltër” tërheq turistët/ Pasuri natyrore, vizitohet nga të huaj e shqiptarë

0
51
Blue eye spring near Sarande, Albania

Syri i kaltër, një mrekulli e natyrës në jug të vendit, tërhq gjithmonë e më shumë turistë që vizitojë Shqipërinë.

“Syri i kaltër është një vend shumë i bukur, natyra këtu malet, uji është i kristaltë, na ka lënë mbresa vendi kaq i mirë, njerëzit kaq të dashur, ushqimi kaq i shijshëm, është hera e parë që vij këtu por do të vij sërisht dhe do ua rekomandoj edhe miqve të mi”

Jo vetëm të huaj por edhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, rikthehen në Sarandë për të shijuar bukuritë natyrore të jugut të vendit.

“Unë jam nga Kruja, kisha vite pa ardhur në Shqipëri për ta vizituar, më ka lënë mbresa shumë të mira (pra tani që është rikthyer për ta vizituar dhe ka parë këto investime) dhe nuk do rrime me kaq shume kohe pa e vizituar shqiperine, ishim disa dite ne sarande, vizituam bregun e jugut te shqiperise, plazhet jane bere shume te bukura, investime jane bere goxha, me kohen e fundit qe kam qene une, jane bere goxha ndryshime.”

“Jam rikthyer pas 10 vitesh dhe kam pare nje ndryshim te madh, rruga nga hyrja deri ketu eshte e asfaltuar, dhe ambjenti eshte shume bukur natyral, kete here ishte me e lehte per te ardhur ketu, sepse para 10 vitesh qe kam ardhur ketu me makine, rruget ishin pa asphalt”

Syri i kaltër, vetëm 20 km nga Saranda mbetet çdo vit një nga destinacionet e preferuara për turistët. Rreth 13 000 turistë e kanë vizituar nga janari i këtij viti deri në maj./abcnews.al