Tajfuni Rai, shkon në 208 numri i viktimave në Filipine

0
123

Ka shkuar në 208 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit Rai, që ka goditur Filipinet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e forcës së tajfunit përveç viktimave janë lënduar 239 persona dhe rezultojnë të zhdukur 52 të tjerë.

Zonat më të pjekura nga tajfuni Ria në Filipine janë rajonet jugore dhe qendrore të arkipelagut.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për fatin e 52 personave të zhdukur.