Tani turizëm edhe në Mallakastër

0
102

“Agroturizëm Bylis”, në Mallakastër është një tjetër ndalesë e këndshme për çdo vizitor që preferon turizmin malor.

E aksesueshme përmes rrugës së shtruar nga Tirana deri në zonën Hekal të Mallakastrës pika agroturistike, nisi si një investim familjar, për tu plotësuar më pas si aktivitet falë ndihmës së qeverisë me programin e AZHBR që ka prioritet agroturizmin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë të dielë, përmes fotosh këtë investim të bukur teksa u shpreh se “në fshatin Hekal të Mallakastrës, “Agroturizëm Bylis” është një investim familjar që me mbështetjen e qeverisë përmes AZHBR, është kthyer në një oaz të bukur”.

“Aty mund të shijosh kuzhinën tradicionale e prej ku mund të shëtisësh përqark për të shijuar Bylisin antik, freskun e anëve të Vjosës e të tjera atraksione të këndshme të zonës”, tha Rama.

Pozicionuar shumë afër atraksioneve turistike, qëndrimi në këtë bujtinë është një guidë pa pambarim me fshatrat përreth ku gjelbërojnë të mbjellat bujqësore dhe pemëtoret e ndryshme, ku dallom më shumë ulli.
Agroturizmi tashmë në vendin tonë po zhvillohet dita ditës, falë edhe mbështetjes së qeverisë, duke zgjeruar ofertën për punësim të banorëve në këto zona, turistët vendas dhe të huaj dhe përmirësuar ekonominë rurale.