Tare sfidon hapur Interin, pranon negociatat për mbrojtësin e Shqipërisë

0
281

Lazio po humbet me Torinon me rezultatin 1-0, por para sfidës drejtori sportiv, Igli Tare, foli për Sky Sport. Ai konfirmoi se lacialët kanë interes për Marash Kumbullën dhe duan ta blejnë.

“Futbollisti na intereson, prandaj dhe ne takuam Veronën. Është një profil shumë interesant që mund të jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshëm, por ende po bisedojmë me Veronën.

“Ne jemi të sigurt se nuk do ta mbyllim ditën e enjte”, – tha Tare. Drejtori sportiv shton sulmin drejt shqiptarit dhe këtë e konfirmon dhe para kamerave. Lazio dhe Verona do të takohen sërish mes tyre për të diskutuar.

fax