Taulant Balla: Djali nga Librazhdi që “kapi”majat e politikës.

0
171

Teksa na ndajnë disa javë nga zgjedhjet e 25 Prillit ku qytetarët do t’I drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur politikanët  të cilët do t’I përfaqësojnë Elbasani flash përgjatë këtyre ditëve do të përcjellë për publikun të dhëna në lidhje me disa nga figurat më të rëndësishme të politikës në rang qarku në mënyrë që publiku elbasanas të njihet më gjerë më kandidatët për deputetë. Padyshim një nga figurat më të spikatura të viteve të fundit në politikë  është edhe Taulant Balla. Por kush është Taulant Balla?

Pjesë nga biografia e tij.

Taulant Balla u lind më 12 gusht 1977 në LibrazhdShqipëri. Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i perfundoi në Librazhd.

Arsimi:  Studimet e larta dhe postuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare  në Universitetin “Al.I. Cuza” në Lasi, Rumani.  Shkolla Doktorale me tezë doktorature: “Reformimi i Sistemit Vendimarrës në Bashkimin Europian”, me  vlerësimin Magna Cum Laude.  Eksperienca në Punë:  Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asoocimit BE-Shqipëri.

Zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.  Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Nënkryetar i Grupit  Parlamentar të PSSH.  Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013,  rizgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun  Elbasan, rrethi Librazhd.  Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, rizgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun  Elbasan, rrethi Librazhd.

Në  zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke  përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd dhe të Komunave Qendër, Orenjë, Lunik, Polis dhe Stëblevë.

Në vitin 2002 angazhohet në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PSSH. Pjesë e stafit  politik si këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit, i Ministrit të Financave dhe më  pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë.  Kualifikime:  Pjesë e përgatitjes profesionale janë edhe eksperiencat studimore në disa qendra universitare në  Konstanz, Londër, Paris, Ëashington.  Aktivitete shoqerore politike.  Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri‐Gjermani.

Taulant Balla është zëvendëskryetar i Komisionit për Integrimin Europian të Kuvendit të Shqipërisë.

Prej vitit 2017 eshte Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste te Shqiperise.

 

Përgatiti: Elbasani Flash

Burimi :web