“Të bëje fëmijë me të, siguroje jetën”, Roza Lati flet sërish për abortin dhe pse e mori vendimin: Ai është alamet djali, shumë shumë i pasur, por….

0
42

Roza Lati ka folur sërish për vendimin e ndërprerjes së shtatzënisë dhe për djalin me të cilin priste fëmijën.

Ajo tregon se ai ishte djalë shumë i mirë, por egoist, dhe nuk mund ta shikonte si babanë e fëmijës së saj.

“Djali me të cilin pata shtatzëninë është alamet djali, të gjitha të mirat, shumë inteligjent shumë i pasur, të bëje një fëmijë me të sigurojë jetën me atë pensionin mujor. Shumë inteligjent, shumë i pasur, por shumë i hallakatur, karakter egoist, jo baba, jo familje…. Çdo krijesë në këtë tokë është bërë të rrijë me dikë, por unë nuk e kam problem të rri vetëm, nëse nuk gjej një person që nuk ka ego.

Mua nuk më tërheq njeri nga hundët, o bëj jetën që dua, ose ndërpres çdo gjë për të mos bërë atë që nuk dua.

Kur mora vendimin për abort, as nuk pyeta njeri, e bëra me kokën time”, tha ajo.

 

 

Top Channel