Të dhënat e çuditshme/ Pse njerëzit i tremben numrit 13-të?

0
266

Studiuesit thonë se të paktën 10% e popullsisë kanë frikë nga numri 13. Çdo vit frika edhe më specifike e së premtes 13, për të cilën ka edhe një emër – paraskevidekatriaphobia, çon në humbje financiare mbi 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet dhe në raste më ekstreme, nuk shkojnë as në punë. Por, çfarë e bën 13-ën numër kaq të pafat dhe si nisi kjo besëtytni numerike?

Një mit i hershëm lidhur me “origjinën e frikës”, përfshinte Kodin e Hammurabit, i cili cilësohet si një prej dokumenteve juridikë më të vjetër në botë.

Thuhet se nga ky dokument, u hoq ligji i 13-të i tij nga lista e rregullave ligjore, ndërkohë që një teori më realistike thotë se nuk ishte asgjë veçse një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti ta përfshinte atë rresht të tekstit.

Matematikanët dhe shkencëtarët, ndërkohë, tregojnë për mbizotërimin e numrit 12, që shpesh është konsideruar si një numër “perfekt” në botën antike. Sumerët e lashtë e zhvilluan sistemin numerik duke u bazuar tek 12-ta, që sot përdoret ende për matjen e kohës: kalendarët kanë 12 muaj, një ditë e vetme përbëhët nga dy 12-orëshe, etj.

Duke qenë kaq afër numrit perfekt, 13-ta nisi të identifikohej si i kundërt me të. Kjo frikë nga e panjohura solli dy teori të tjera popullore për numrin e pafat 13 dhe që të dyja rrotullohen rreth paraqitjes së një të ftuari të 13-të në dy ngjarje antike: Në Bibël, Judas Iscariot, i ftuari i 13-të për të mbërritur në Darkën e Fundit, është personi që tradhton Jezusin.

Loreja e lashtë e Norvegjisë (pjesë e mitologjisë norvegjeze) pohon se e keqja dhe trazirat u prezantuan për herë të parë në botë nga paraqitja e zotit të pabesë dhe djallëzor Loki në një darkë në Valhalla. Ai ishte i ftuari i 13-të, duke mërzitur ekuilibrin e 12 perëndive tashmë në pjesëmarrje.

Duket sikur fobia ndaj numrit 13 është një fenomen kryesisht prëndimor. Disa kultura, thjesht kanë zgjedhur një numër tjetër si të pafat, për shembull, numri 4 shmanget në pjesën më të madhe të Azisë, shkruan Anabel.

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Stresit dhe Institutit të Fobisë në Asheville të Karolinës së Veriut, në SHBA, më shumë se 80% e ndërtesave nuk kanë një kat të 13-të dhe shumica e hoteleve, spitaleve dhe aeroporteve e shmangin përdorimin e këtij numri për dhoma ap porta.

Në një pjesë të mirë të Azisë Lindre dhe Juglindore, ku më shumë njihet tetrafobia (frika ndaj numrit 4), zor se do të gjeni përdorimin e numrit 4, kjo falë tingujve të ngjashëm në shqiptim të fjalëve “katër” dhe “vdekje”.