Një arrestim më bujë të madhe por që mësa duket do të mbyllet pa asnjë akuzë. Prokuroria e posaçme ka kërkuar që dosja penale ndaj Arsen Preçin dhe Arben Spahiu të pushohet pasi nuk verifikohet vepra penale
Prokuroria e posaçme ka kërkuar pushim të hetimeve për Arsen Preçin dhe Arbën Spahiun të cilën u arrestuan në shkurt të një vitit më parë në Elbasan pasi policia kishte dyshime se do të kryenin një vrasje me pagesë.
Indicet për këtë krim erdhën pasi punonjësi i pastrimit gjeti një armë zjarri pistolete në lagjen Emin Matraxhiu dhe në kërkim të gjurmëve prokuroria zbuloi një makinë tip “BMW X6” e vjedhur dhe mbushur me 3 automatikë dhe një pistolete dhe dy bidonë me benzinë.
Gjatë kontrollit të zonës policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut .
Po ashtu një prove e forte ishte dhe një bisht cigareje të gjetur brenda makinës BMË që prokuroria e Elbasanit tha se i përket Arsen Preçit.
Në atë kohë dy të arrestuar kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjën në fjalë duke u shprehur së ndaj tyre ishte ngritur një kurth. Për hetime të mëtejshme çështja i kaloi strukturës së posaçme.
Kjo prokurori pasi është njohur me aktet hetimore vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun duke i lënë në detyrim paraqitje.
Por duket se provat nuk kanë mjaftuar për ti vënë akuzë dhe në të tilla kushte ka kërkuar pushim të këtyre hetimeve.-Ora news