Gola, rekorde, paraqitje të jashtëzakonshme. Pas 3 muajve të parë me atë që dha në fushë, tani Armando Broja po mbledh frytet e formës dhe talentit të tij të treguar me fanellën e Southampton.

Klubi ku ai është në huazim është i pari që ka shprehur interesimin për ta blerë përfundimisht sulmuesin shqiptar por loja tani është bërë e fortë dhe në garë janë future shumë klube të tjera, edhe më të rëndësishme se “Shenjtorët”. Fillimisht u raportua për Newcastle që ka shumë para për të shpenzuar por sot konfirmohet se janë edhe Leeds United, Wolverhampton dhe Everton ato që e duan menjëherë lojtarin kuqezi.

Të gjithë ekipet e mësiperme kanë nevojë urgjente për sulmues dhe jo më kot kanë trokitur në dyert e Chelseat me oferta konkrete dhe çmimi 20 mln Paund tani nuk llogaritet më pasi duhen shumë më shumë se aq për të bindur një si Granovskaya.

Leeds United po vuan për një shënues pasi ka lojtarë të dëmtuar, Wolves sapo ka shitur Adama Traore te Barça dhe do një zëvendësues ndërsa Everton në krizë totale dhe me trajner të ri dëshiron një lojtar goli.

Të gjitha dëshirat e tyre i bashkon Armando Broja dhe deri më 1 Shkurt gjithçka mund të ndodhë./Ora News/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu