Të shtëna me armë në Fier: Plagoset 50-vjeçari, autorët largohen e djegin makinën

0
210

Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Fier. Njoftohet se rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, është plagosur me armë zjarri në banesën e tij një 50-vjeçar.

N.Xh, banues në Vlorë, është lënduar në krah.

Njoftohet po ashtu se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Fier
Informacion paraprak

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/