Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur, arrestohet autori

0
60

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit. Një konflikt i çastit mes dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit dhe për pasojë një shtetas ka mbetur i plagosur.

mësohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. I plagosuri është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat për t’i marrë deklarimet në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu