Të shtëna me armë zjarri një Kosovë, një i plagosur

0
176

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kosovë mbrëmjen e kësaj të diele. Referuar asaj që raportojnë mediet vendase, ngjarja është regjistruar në fshatin Gadish, në Gjilan.

Autoritetet kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe po mbahen në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet të jetë përdorur për plagosjen e të riut. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë./ abcnews.al