“Tentova vetëv*asjen!”, transgjinori nga Elbasani: Nuk më regjistrojnë tek Jurikdiku, më bullizojnë…

0
97

Një transgjinor  iu drejtuar Fiks Fare pasi  nuk po regjistrohej dot në Fakultetin e Drejtësisë. Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike (Bachelor) në Universitetin e Elbasanit dhe kërkon të vazhdojë një fakultet të dytë.

Në ID  dhe diplomë ka emër mashkulli, Ersil Myrtollari, në jetën e përditshme prezantohet si Luana Myrtaj, pasi prej 3 vitesh ka bërë  edhe një operacion plastik ku ka vendosur gjoksin. Luana është jetime dhe 24 vjeçare. Meqë në Fakultetin e Drejtësisë kishte kuota të lira, ajo dëshiron të kryej edhe këtë fakultet,  pasi kap mesataren e kërkuar. Ka kryer të gjitha procedurat dhe dokumentacionin përkatës pranë këtij fakulteti, por që prej dy muajsh nuk po e regjistrojnë.

Transgjinori shprehet se  pasi kreu procedurën  e regjitrimit në Qendrën e Shërbmeve Arsimore (QSHA)  fakulteti e ka lënë në pritje. Për Fiksin pohon se edhe pse është interesuar disa herë në sekretarin e fakultetit, sekretaret  e bullizojnë dhe e thërrasin me emrin e ID-së, pra atë të mashkullit.  E shndërruar tashmë në femër, Luana Myrta kërkon të ketë të drejta të barabarta.  Ka paguar kuotën dhe pret që të përfitojë me kuotat shtesë. Numnri i kuotave kur ka aplikuar Luana ishte 120 vende të lira, pas kësaj kohe që ajo përpiqet të regjistrohet kanë mbetur  22 vende të lira.  Perveç numrit të vendeve që po ulet, e penalizon dhe skadimi i afateve të regjistrimit.

Luana jeton me nënën dhe ka statusin e jetimit ndaj dhe pagesat  i ka kryer me paratë që përfiton  nga ndihma  sociale që merr e jëma.

” Unë nuk e kuptoj pse duhet të trajtohem në këtë mënyrë. Dua të mbroj me zërin tim të drejtat e komunitetit që përfaqësoj dhe kërkoj të drejtën time të studioj. Jam ndjerë e bullizuar dhe kjo më ka çuar drejt tentativës për vetëvrasje” shprehet ajo për Fiks Fare.

Fiks Fare pasi verifikoi të gjithë dokumentacionin që solli Ersild Myrtollari, iu drejtua Fakultetit të Drejtësisë, për të pyetur se përse po vonohej procedura e regjistrimit të tij.

Zyra e informacionit pranë këtij fakultetit  bëri të ditur se ka kaluar afati i regjisitrimit për këtë student. Ndërkohë që denoncuesi kishte 5 ditë që ishte regjistruar dhe afati mbaronte një ditë pas kësaj telefonate.

Pas kësaj, Fiks Fare kontaktoni me zv Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, z. Erjon Muharremi

Ai bëri me dije, se në përputhje me legjislacionin në fuqi, ky student duhej të paraqiste diplomën dhe listën e notave të programit të parë të studimeve.

Ndërkohë Qendra e Shërbimeve Arsimore i kishte dhënë të drejtë këtij studenit që të regjistrohej në Fakultetin e Drejtësisë nëpërmjet rezultateve të Maturës Shtetërore, që të mos skadonin afatet e regjistrimit.

Pas interesimit të Fiks Fare në Fakultetin e Drejtësisë, një ditë më pas, në ditën e fundit të afatit të regjistrimeve, sekretaria e këtij fakulteti  kontaktoi me studentin Myrtollari që të paraqitej për t’u regjistruar.

Luana pasi fitoi të drejtën për të filluar studimet, falenderoi Fiks Fare që i dha zë shqetësimit të saj dhe zgjidhi problemin./Top Channel