Tërmet me magnitudë 7.4 shkund Zelandën e Re

0
222

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur brigjet e Gisborne në orët e para të mëngjesit të së premtes i cili u ndje në të gjithë Zelandën e Re.

Tërmeti ishte 33 km në thellësi dhe rreth 700 km në veri-lindje të Gisborne.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:49, ku gati 9000 persona kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.

Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka paralajmëruar që zonat bregdetare mund të pësojnë rryma të forta dhe të pazakonta dhe zmadhime të paparashikueshme në breg.

Real News