Tha se 120 mijë eurot që i vodhi pastruesja s’ishin të saja, nis verifikimi i pasurisë për xhaxhain e Alda Klosit

0
60

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit. Ish-zyrtares i vodhi pastruesja rreth 120 mijë euro, ndërsa Klosi tha se paratë nuk ishin të saja, por të xhaxhait që vuan nga kanceri.

Bëhet me dije se prokuroria do të marrë në pyetje xhaxhin dhe nëse ai pranon se paratë ishin të tijat, atëherë pasuria e tij do të hetohet.

Kujtojmë që pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën në banesën e ish-zyrtares së kryeministrisë 120 mijë euro, ndërsa gjithsej kishte vjedhur mbi 500 mijë euro.

Klosi është pyetur për 404 mijë eurot që kanë mbetur “jetime” në polici, pasi ish-drejtoresha e Koncesioneve pretendon se nga shuma e parave që u gjetën në shtëpinë e pastrueses, vetëm 120 mijë euro janë të sajat, ndërsa sot ende 400 mijë eurot janë pa pronar