Theri bashkëjetuesen, Ramis Mici përjetë në burg për krimin e vitit 2022 në Elbasan

0
82

Ramiz Mici do të vuajë burg përjetë për vrasjen me thikë të bashkëjetueses Jetlira Elezin, ngjarje e ndodhur në Elbasan në korrik të vitit 2022

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit që kishte dhënë dënimin më të rëndë për këtë krim.

Asokohe 37 vjeç, Ramis Mici u gjet fajtor dhe u dënua për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”, dënim që do ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë!

Ai e Apeloi vendimin, por trupa gjykuese e përbërë nga Relator Gjyqtar Fuat Vjerdha dhe anëtarë Irena Brahimi dhe Genti Dokollari, e rrëzuan

Krimi u shënua në orët e para të mëngjesit të 30 Korrikut 2002, në banesën ku Ramis Mici dhe Jetlira Elezi jetonin me qira.

Sipas të hetimeve dhe dëshmive shkak u bë xhelozia! Të dy vinin nga martesa të mëhershme dhe kishin nga dy fëmijë.

Disa ditë para ngjarjes, Ramiz Mici kishte dhunuar bashkëjetuesen dhe i kishte thyer edhe telefonin. Gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por jetonte në të njëjtën çati me burrin që i mori jetën.

Ditën e krimit sipas dëshmive ajo do të largohej, ndërsa më parë kishte dërguar tek të afërmit nga fëmijët që jetonte me ta.