Tifozët e Arabisë Saudite ironi me Messin dhe Argjentinën

0
57

Arabia Saudite mundi Argjentinën me rezultat 2-1 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për të shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kampionateve Botërore.

Pas ndeshjes sauditët bën një festë të madhe, pasi ishte një fitore e madhe për ta, pasi bën sensacion të madh duke mposhtur një nga përzgjedhjet më të mira në botë dhe favoritët për titull.

Argjentinasit kaluan në avantazh me anë të Leo Messit nga penalltia në pjesën e parë, dhe në pjesën e dytë sauditët bënë një kthesë të madhe në vetëm katër minuta.

Në minutën e 49-të, Al-Shehri shënoi, ndërsa pas tij katër minuta më vonë Al Dawsari solli kthesën dhe fitoren me një eurogol.

Pas ndeshjes ka ndodhur një festë e paprecedentë e futbollistëve dhe tifozëve të Arabisë Saudite, e cila ka vazhduar jashtë stadiumit dhe sauditët kanë vendosur të imitojnë festën e famshme “Siuuu” të Cristiano Ronaldos.Në këtë mënyrë u tallën me Messin dhe argjentinasit, pasi dihet se ai është një rival i madh me Ronaldon. Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe siç pritej u bë hit në internet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu