Tifozët e Tiranës ngrejnë në “këmbë” aeroportin. Pritje madhështore në Rinas

0
209

Suksesi i skuadrës së Tiranës në Gjeorgji padyshim ka gëzuar pa masë tifozët bardheblu në vendin tonë që u detyruan ta ndiqnin ekipin e zemrës nga shtëpia për shkak të pandemisë. Kampionët e Shqipërisë arritën të mposhtnin me rezultatin e pastër 2-0 Dinamo Tbilisin, duke u kualifikuar në këtë mënyrë në turin e dytë të eliminatoreve të Champions League.

Në orën 3 të mëngjesit të sotëm skuadra dhe stafi i Tiranës, së bashku me delegacionin që shoqëronin bardheblutë në Gjeorgji janë ulur në aeroportin e Rinasit. Edhe pse orët e para të mëngjesit dhe shumëkush do të kishte zgjedhur gjumin para tifozllëkut, nuk ndodh kështu me tifozët bardheblu. Ata kanë zbarkuar të shumtë në aeroportin “Nënë Tereza” duke pritur me flamuj dhe brohorima heronjtë e tyre. /newsport.al