Tina Turner ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare

0
43

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i saj.

Në një deklaratë ai tha: “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got to Do With It.