Një 54 vjeçar humbi jetë pasi u rrëzua nga ballkoni. Ngjarja u shënua rreth orës 23:30 të 18 marsit 2021 në rrugën “Grigor Heba” në Tiranë.
Shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
“Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt,” informon policia e Tiranës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.