15.4 C
Elbasan

Riinfektimi me Covid-19 është i rrallë, por më i zakonshëm për këto mosha të cilat duhet të kenë kujdes

Shumica e njerëzve që i kanë mbijetuar koronavirusit janë të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj nga marrja e infeksionit përsëri, tregon një studim i fundit, por njerëzit e moshuar kanë më shumë të ngjarë të marrin infeksion përsëri sesa të rinjtë.

Një studim i botuar nga revista e njohur mjekësore The Lancet zbuloi se vetëm 0.65 për qind e njerëzve dolën pozitivë për herë të dytë, pasi ishin infektuar më parë gjatë valëve të para dhe të dyta të pandemisë në Danimarkë.

Por studimi zbuloi se personat mbi moshën 65 vjeç kanë vetëm 47 për qind mbrojtje kundër përsëritjes së infeksionit, krahasuar me 80 për qind mbrojtje tek të rinjtë, shkruan CNN.

Ri-infeksioni ka më pak të ngjarë të ndodh tek të rinjtë

“Studimi ynë konfirmoi atë që shumë të tjerë kanë sugjeruar. Ri-infektimi me COVID-19 është më pak i zakonshëm tek njerëzit e rinj, të shëndetshëm, por njerëzit e moshuar janë në rrezik më të lartë për ta marrë atë përsëri”, tha Steen Ethelberg i Institutit Danum Statens Serum.

“Ndërsa të moshuarit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma më serioze të sëmundjes dhe fatkeqësisht vdesin, gjetjet tona e bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është të zbatohen politika për të mbrojtur të moshuarit gjatë një pandemie”, shtoi prezantimi i hulumtimit.

Autorët e studimit nuk gjetën që mbrojtja kundër ri-infeksionit zvogëlohet gjatë gjashtë muajve nga sëmundja, por theksojnë se duhen studime të mëtejshme për të përcaktuar mbrojtjen kundër ri-infektimit në variante të ndryshme të virusit.

Të dhënat që ishin objekt i analizës u mblodhën me ndihmën e Strategjisë Kombëtare të Testimit të Danimarkës, në të cilën 69 për qind e popullsisë, ose katër milionë njerëz, u testuan vitin e kaluar.

Duke komentuar rezultatet, profesorët e Kolegjit Imperial të Londrës, Rosemary Boyton dhe Danny Altmann thanë se rezultatet tregojnë mbrojtje më të dobët dhe janë më shqetësuese sesa disa studime të mëparshme.

Fax

Lajme të tjera

Tkurret numri i studentëve/ Në auditorë 4300 të rinj më pak se vjet, “biznesi” dhe “ligji” degët e preferuara

Në auditore janë ulur 4 358 studentë më pak se vjet. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se këtë vit akademik, vazhdojnë studimet në...

Pranga 10 shoferëve dhe 11 mijë gjoba! Bilanci javor i policisë rrugore në Tiranë, vendosin afro 1600 gjoba në ditë

Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Sipas forcave blu janë kryer 18 arrestime dhe procedime penale, kryesisht për shoferë...

Dallimi mes Ramës dhe të tjerëve.

Nga Erion Murataj! Analiza bëhet e ftohtë pikërisht kur suksesi është i nxehtë. E pra show populist i Ramës në Athinë tregon sëpaku tre fakte! Fakte mbi...

Athina vishet kuq e zi/ “Duam të jetojmë në hamoni me të gjithë fqinjët”, Rama mesazh Mitsotakis

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama...

Fitoi “Eurovision 2024”, këngëtari zviceran thyen trofeun: Ka nevojë për… riparime herë pas here

Këngëtari 25-vjeçar Nemo i cili përfaqësoi Zvicrën, është fituesi i Eurovisionit këtë vit Ai u shpall fitues me këngën “The Code” e cila ra në...

Aksident me vd*kje në Tropojë! Ndërron jetën një 20-vjeçar, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të diel në Tropojë. Një i ri 20-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe është plagosur...