Tmerrohen pasagjerët e urbanit, kontrollori i Tiranës së Re rrihet me qytetarin, shoferi i jep levën (VIDEO)

0
57

Një sherr ka ndodhur në linjën e urbanit të Tiranës së Re këtë të enjte. Pasagjerët që kanë regjistruar pamjet, kanë thënë se një nga kontrollorët e linjës ka dhunuar me grushte një pasagjer që nuk kishte biletën.

Ky i fundit i kishte thënë kontrollorit se e kishte marrë biletën, por duke qenë se në stacionin e radhës do të zbriste, e kishte hedhur atë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa kontrollori shfaqet dhe me levë në dorë. Vajza e cila ka bërë denoncimin dhe ka regjistruar ngjarjen, ka thënë se të dy personat janë konfliktuar fizikisht jashtë urbanit dhe më pas shoferi i ka dhënë kontrollorit levën.

Një grua pasagjere ka ndërhyrë dhe ka ndarë të dy të rinjtë, duke mos lejuar kontrollorin të përdorë levën që i dha shoferi i urbanit të Tiranës së Re. Kjo nuk është hera e parë që në këtë që përfaqësues të kësaj linje përfshihen në skena të dhunshme me pasagjerët.