TOM DOSHI URON BESIMTARËT KATOLIK ME RASTIN E PASHKËVE!

0
32

Kryetari i Socialdemokratëve Tom Doshi ka ndarë një urim me rastin e festës së Pashkëve katolike të cilat kremtohen sot !

Postimi i plotë:

Të dashun miqtë e mi,
besimtarë katolikë kudo që ndodheni,

Në këtë kremtim të Pashkës, dëshiroj t’ju uroj ditën e bekuar të ringjalljes së Krishtit, fitoren e madhe e së mirës mbi të keqen, jetës mbi vdekjen, dashurisë mbi urrejtjen.

Lavdia e Pashkës sjelltë mbi ju bekime, mbarësi e gëzime për familjet tuaja. Ju uroj nga zemra shëndet, harmoni e mbi të gjitha paqe.

I juaji,
Tom Doshi