‘Topless’ në dëborë, i biri i realizon modeles foton ‘e nxehtë’

0
218

Modelja, stilistja dhe aktorja Elizabeth Hurley ka tërheur vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, me pozën e saj topless të realizuar në dëborë. Mund të duket befasuese, por ka qenë pikërisht djali i saj që ka realizuar një foto të tillë, kaq ‘hot’.

Fotoja e yllit 54-vjeçar mori shumë pëlqime nga ndjekësit e saj, por gjithashtu ishte objekt kritikash. Elizabeth tregoi se talenti i djalit për fotografinë ishte i madh pavarësisht moshës 18-vjeçare.

Disa njerëz kundërshtuan që një fëmijë në adoleshencë të realizonte poza të tilla edhe nëse personi në fjalë ishte nëna e tij.

Një nga komentet që ka marrë më shumë pëlqime ishte: “Kush e di se sa i turpëruar ishte djali gjatë marrjes së atyre pozave”.  /abcnews.al