Tragjedi në fushën e blertë! 17-vjeçari humbet jetën pas një goditje në Algjeri

0
37

Një tragjedi e madhe në Algjeri, në futbollin e moshave teksa një 17-vjeçar humbi jetën pas një goditje në duel me kundërshtarin.

Goditja ishte e rëndë duke e prekur në abdominale, dhe ndërsa një tjetër faktor ishte edhe përplasja e kokës në tokë.

Një tjetër fatkeqësi për djaloshin ishte edhe fakti se prezent nuk kishte ambulancë dhe doktorë, teksa 17-vjeçari u transportua në spital me një makinë të zakonshme. Për fat të keq, mjekët nuk ia dolën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve./ Supersport