Tragjedi rrugore, kamioni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 44 të plagosur

0
72

Tetë persona vdiqën dhe 44 u plagosën në një aksident automobilistik të enjten pranë provincës jugore të Egjiptit të Aswan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Përplasja ndodhi herët në mëngjes kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion, në një autostradë që lidh Awsan me Abu Simbel, selia e tempujve të lashtë të Ramses II, tha MENA.

Automjetet e ambulancës nxituan në vendngjarje për të transportuar trupat e viktimave në morgun e Aswanit dhe për të transferuar të plagosurit në spitalin kryesor të provincës, shton raporti.

Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut marrin mijëra jetë çdo vit në Egjipt, i cili ka standarde të dobëta të sigurisë rrugore, shkruan Abcnews.al.

Përplasjet shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i rregullave të trafikut.

Në janar, të paktën 16 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën kur një mikrobus u përplas me një autobus të transportit publik në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Agjencia zyrtare e statistikave e Egjiptit thotë se ka pasur rreth 10,000 aksidente rrugore në vitin 2019, viti më i fundit për të cilin ekzistojnë statistika, duke lënë mbi 3,480 të vdekur. Në vitin 2018, ka pasur 8,480 aksidente automobilistike, duke shkaktuar mbi 3,080 vdekje./Abcnews.al/