Tragjedia greke: kush është i mbijetuari i vetëm i vagonit të parë

0
93

Gjendja e studentit 20-vjeçar Gerasimos – Iason Georgiadis, i cili ndodhet i shtruar në spital, mbetet ende  kritike.

Studenti është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit fatal. Ditën e djeshme u raportua se një tentativë për ekstubimin e tij ishte e pashmangshme. Kjo nuk është e vërtetë, siç ka shkruar halla e tij në Facebook.

“Shpresoj që lajmet e rreme të rezultojnë të vërteta. Ata luajnë me dhimbjen tonë!”, ka shkruar tezja e tij.

Për të pestën ditë Gerasimos vijon të luftojë për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku iu nënshtrua dy operacioneve pasi pësoi dëmtime të rënda në tru.