Zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj fiton mandatin, shpërthen festa

0
62

Tuzi shpërthen në festë. Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Gjeloshaj është shprehur se fakti që kanë marrë 18 mandate, tregon se ka siguruar një fitore absolute.

Shqiptarë kanë nisur festën nën ngjyrat “kuqezi”.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DS) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA), kishte 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve – 10, Partia Boshnjake – katër, dhe Social Demokratët dhe Mali i Zi Demokratik nga një.r.t/abcnews.al