Tragjedia në Himarë/ Berisha: Pronari i skafit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër

0
108

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët ka bërë publik emrin e pronarit të skafit që goditi 7-vjeçaren në Himarë.

“Pronar I skafit ishte Adhurim Kushi një nga djemtë e Taulant Ballës”, shprehet Berisha.

Sali Berisha: Të dhënat rreth këtij problem, gjithçka flasin për krim të mirëfillt shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet I ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte I paliçensuar për përdorimin e skafit. Skafi kishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër. Pra, e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf.

Berisha akuzoi dy ministrat e qeverisë Rama se kanë rikthyer në polici Arjan Tasen i cili më 2 gusht 2022 vrau me skaf në plazhin e Potamit, Jonada Advija, 7 vjeçe.  

Ardian Tase u rikthye në detyrë nga dy ministra, nga Bledi Veltari dhe Ministrja Kumbaro. Ardian Tase nuk plotësonte asnjë kusht për kthimin e tij në detyrë, përveç lidhjeve me ministren.

“Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu