Tragjedia në Tiranë: Nëna dhe vajzat kishin ditë që nuk ushqeheshin, si i gjeten të vdekura në banesë

0
145

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares t’i kërkonte ndihmë policisë.

Jaupaj tregon se kishte hyrë nga dritarja e banjos.

Rebani Jaupi: “Vëllai ka telefonuar dhe ka thënë nuk kam kontakt prej tre ditësh me motrën dhe nuk përgjigjen në telefon. U ngrit grupi hetimor, shkuan në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën e banesës, hymë nga dritarja e banjos. Konstatuam të ëmën të vdekur. Një nga vazjat në gjëndje kritike për jetën dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe mbi batanije një jorgan vajza tjetër pa shenja jete. U ngrit grupi hetimor dhe po kryen veprime. Mendohet se mund të jenë vetëflijuar.”

Ora News