Tragjike/ 10-vjeçari gjendet i pajetë brenda valixhes në koshin e plehrave, dyshohet se e vrau nëna

0
132

Mbarë opinioni publik është tronditur në Francë, pasi një djalë 10-vjeçar u gjet i vdekur në një valixhe. Mësohet se trupi i fëmijës është gjetur i braktisur  në një kosh plehrash, brenda një valixheje.

Tronditës është fakti se e dyshuara kryesore për vrasjen edhe braktisjen e 10-vjeçarit është nëna e tij. Sipas medieve franceze 33-vjeçarja është zhdukur dhe po kërkohet nga policia.

Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimit ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.

Si rrjedhojë policia gjeti valixhen me fëmijën e vdekur, trupi i të cilit ka pësuar plagë të shumta me thikë.n Megjithatë, deri në daljen e rezultatit të autopsisë, nuk mund të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes së 10-vjeçarit.