Një anije me emigrantë është mbytur duke u përpjekur për të kaluar në kanalin e Dunkirk, me synimin për të mbërritur në Angli.
Bëhet me dije se një person është mbytur ndërsa dy të tjerë, përfshirë një fëmijë pesë-vjeçar, kanë vdekur si pasojë e arrestit kardiak në ujërat e ftohta.
Të paktën 18 persona, të kombësive irakiane dhe iraniane janë shpëtuar ndërkohë që raportohet se një fëmijë tjetër, i moshës tetë vjeç, është aktualisht duke luftuar me jetën e tij.
Të shpëtuarit janë duke u trajtuar në spitalet e Calais dhe Dunkirk, pohuan zyrtarët.
Rojet bregdetare franceze u njoftuan nga anija me vela “Marbuzet” për praninë e një varke migrantësh në vështirësi në kanalin Dunkirk, ç’ka solli dhe angazhimin e autoriteteve për shpëtimin e tyre.
Fax web